Çelzi gati të shesë 5 futbollistë për të rikthyer Lukakun në “Stemford Brixh”!

Çelzi po kërkon ta rikthejë Romelu Lukakun në “Stemford Brixh” dhe për këtë është gati të shesë pesë futbollistë.

Sipas “Daily Star”, trajneri Tomas Tushel e do me çdo kusht belgun në skuadrën e tij.

Lukaku ka kaluar tre vite me “Blutë e Lodrës” mes viteve 2010 dhe 2014, por ishte dhënë në huazim te Uest Bromuiç Albion dhe Evertoni.

Në anën tjetër Interit i duhet të shesë një nga yjet e mëdha për të rregulluar bilancet dhe duket se Lukaku është në krye të listës.

Çelzi synon të sigurojë 93 milionë euro, të nevojshme për të blerë belgun duke shitur 5 yje.

Në listën e transferimeve janë emra si Kepa Arrizabalaga, Kallum Hadson-Odoi, Ros Barkli, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply