Opinioni i trajnerit të Struga Trim Lum për kundërshtarin në “Europe Conference League”

Struga Trim Lum këtë vit do të debutojë në arenën ndërkombëtare, ndërsa pjesëmarrja e tyre e parë do të jetë “Europe Conference League”.

Ditën e sotme ekipin strugan mësoi edhe emrin e kundërshtarit të parë në këtë kompeticion. FC Liepaja nga Letonia do të jetë pengesa e parë për Struga Trim Lum në udhëtimin e tyre të parë në Europë, ndërsa lidhur me këtë kundërshtarë, opinionin e tij e ka dhënë edhe trajneri Srgjan Zaharievski.

“Është shumë herët të flasim për pikat e forta apo të dobëta të tyre, por natyrisht që do të jemi gati deri në zhvillimin e ndeshjes, pasi besoj se do bëjmë një analizë të disa prej ndeshjeve të tyre dhe veçanërisht të tre ndeshjeve që do i zhvillojnë në kampionat. Ne luftuam për këtë dhe tani na mbetet të jemi përfaqësues të mirë të futbollit maqedonas”– është shprehur trajneri i ekipit strugan, që edicionin e kalular e mbylli në pozitën e tretë në Ligën e parë Futbollistike të Maqedonisë.(infOSport.mk)

Leave a Reply