Messi me shokët i mbajtën leksion futbolli kampiones së Europës, Italisë (VIDEO)

Argjentina i ka mbajtur leksion futbolli Italisë, duke i mundur me rezultatin 3:0 “axurrët” në ndeshjen finale për trofeun “Finalissima”, njofton “infOSport.mk”.

Golat nga “Uembli” në Londër për argjentinasit i realizuan, Lautaro Martinez (28’),  Anhel Di Maria (45’) dhe Paolo Dybala (90’).

Megjithatë rezultati nuk pasqyron dominimin e plotë të “gauçosëve” në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë, kur mund të shënonin edhe ndonjë gol tjetër.

Ishte kjo një tjetër paraqitje fantastike e Messit me shokë nën drejtimin e trajnerit Skaloni.

“Finalissima 2022” është finale ndërkontinentale dhe produkt i bashkëpunimit CONMEBOL-UEFA, është thjeshtë një ringjallje e idesë së bashkëpunimit ndërkontinental, e cila kishte filluar realizimin në vitin 1985, kishte vazhduar më 1993 dhe ishte ndërprerë më vonë.

Finalen e vitit 1985 e kishte fituar Franca, ndërsa atë të vitit 1993 Argjentina, kombëtare kjo që triumfoi edhe sonte në datën e 1 qershorit të vitit 2022. (infOSport.mk)

Leave a Reply