Kukësi gati për të prezantuar sot mbrojtësin e Renovës

Kukësi sezonin e kaluar nuk arriti që ta sigurojë një biletë për në garat europiane, ndërsa kjo ka mërzitur drejtuesit e skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë, të cilët për edicionin 2022/2023, po shohin mundësitë e transferimeve cilësore, përmes të cilave do i arrinin objektivat.

Siç mëson “infOSport.mk”, Kukësi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Renovës, Antonio Ilieski, i cili pritet madje që të prezantohet nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre.

Kujtojmë, dje Kukësi prezantoi sulmuesin shkupjan, Jakup Berisha, me të cilin verilindorët kishin arritur marrëveshje 3-vjeçare.

Leave a Reply