Sileksi viktimë e rradhës e Struga Trim Lum, fiton Shkëndija, ndalet FC Shkupi

Struga Trim Lum nuk ka të ndalur në kampionatin tonë elitar. Skuadra strugane shënoi fitore 2:1 kundër Sileksit, duke regjistruar edhe fitoren e 5-të nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion, njofton “infOSport.mk”.

Autorë të golave për Struga Trim Lum ishin Besart Ibraimi dhe Bunjamin Shabani, derisa për Sileksin realizoi Marjan Ristovski.

Shkëndija edhe përkundër disavantazhit që kishte përballë Tikveshit në Kavadar, në fund arriti fitore 3:1. Edis Spahiu ndëshkoi skuadrën e tij, duke kaluar në epërsi Tikveshin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Bruno Dita me golat e realizuar që në pjesën e parë, rikthyen epërsinë e Shkëndijës, skuadër kjo që në pjesën e dytë realizoi edhe një gol tjetër, këtë herë me autorë Lupçe Doriev, i cili pranoi një pasim milimetrik nga ana e Florent Ramadanit.

FC Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 kundër Pobedës, skuadër kjo që në këtë mënyrë arriti të arkëtojë pikën e parë në këtë edicion.

Kampionët në fuqi të FC Shkupit zhbllokuan rezultatin në minutën e 81-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Ivan Galevski pas një super depërtimi në zonën kundërshtare, arriti të barazojë rezultatin në 1:1.

Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja mes dy skuadrave shkupjane, Makedonija GJ.P dhe Rabotniçkit, derisa Akademia Pandev me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Skopjen.

Bregallnica ishte skuadra e lirë e kësaj xhiroje, pas së cilës  Struga Trim Lum kryeson renditjen me 15 pikë, 5 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 5

Struga Trim Lum 2:1 Sileksi
FC Shkupi 1:1 Pobeda
Tikveshi 1:3 Shkëndija
Makedonija GJ.P 1:1 Rabotniçlki
Ak.Pandev 3:0 Skopje
Bregallnica, e lirë  

Leave a Reply