Struga Trim Lum në kërkim të fitores së parë në duelet ndaj Ak.Pandev

Struga Trim Lum po zhvillon sezonin më të mirë në histori, teksa në 5 ndeshjet e para kampionale, kjo skuadër ka regjistruar po aq fitore, duke kryesuar bindshëm renditjen tabelare në Ligën e Parë. Kundërshtarë i Struga Trim Lum në kuadër të javës së 6-të është Akademia Pandev, një skuadër ndaj së cilës skuadra strugane nuk ka triumfuar asnjëherë, njofton “infOSport.mk”.

3 barazime dhe 5 disfata, është epilogu i 8 takimeve të deritanishme mes Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum, skuadër kjo që në transfertën e fundit ishte mundur minimalisht 1:0.

Ndeshja e sotme është një mundësi e mirë, që Struga Trim Lum ti jep fund serisë negative në ndeshjet kundër Akademia Pandev, që pas 5 xhirove të para renditet në pozitën e katërt me 7 pikë, 8 më pak se Struga Trim Lum e vendit të parë.

Ndeshja midis Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum starton në ora 16:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply