Sedlloski zbulon formacionin anti Shkëndijë

Goce Sedlloski ka bërë të ditur 11-shen e lojtarëve me të cilët do ti kundërvihet Shkëndijës në derbi ndeshjen e javës së 19-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i kampionëve në fuqi është vendosur për një formacion shumë ofenziv, që shihet edhe nga renditja e futbollistëve dhe skema 4-3-3.

Në portë do të jetë i zakonshmi, kapiteni Kristijan Naumovski, ndërsa para tij do të qëndrojë katërshja Vladica Brdarovski-Gagi Margveashvili-Xhelil Abdulla-Andrej Riçkov. Në mesfushë do komandojë fantazisti Fredy Alvarez bashkë edhe me Albert Diene dhe Kueven Inacio, ndërsa vija ofenzive do të përbëhet nga treshja Sandej Adetunxhi-Mamadu Danfa dhe Valid Hamidi.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Shkëndijës starton në ora 14:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri shkupjan, Aleksandar Stavrev. (infOSport.mk)

Leave a Reply