Voska Sport mundi KF Laçin në miqësoren e zhvilluar në Ohër

Voska Sport ka shënuar fitore në kontrolluesen e parë përballë skuadrës nga Superliga shqiptare, KF Laçi. Skuadra shqiptare nga Ohri, që ishte shumë aktive në merkato, shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Albin Ramadani në minutën e 53-të, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje debutimin e tij në postin e trajnerit, e kishte malazezi Miljan Radoviç, i cili duhet të jetë i kënaqur me atë që skuadra e Voska Sport e tregoi në fushën e blertë për gjatë 90 minutave, pavarësisht se i njëjti luajti me dy formacione të ndryshme.

Edhe pse kjo ishte vetëm ndeshja e parë, që të gjithë futbollistët e Voska Sport treguan mjaft entuziazëm, klas, cilësi, por edhe grindë, që me siguri do i nevojitet skuadrës për ndeshjet zyrtare në Ligën e Parë, aty ku kjo skuadër do të garojë për herë të parë në histori.

Në këtë ndeshje trajneri Radoviç ju dha mundësinë edhe blerjeve të reja, me Sharkoskin, Ismailin, Stijepoviç, Isenin, Georgiev, që u inkuadruan që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën minutat e para me fanellën e Voska Sport i shijuan edhe Vildan Kerim, Aleksa Marushiç dhe portieri Burhan Mustafa, që zëvendësoi Adis Velii, që njëherit mbante edhe shiritin e kapitenit në këtë ndeshje.

Takimin e rradhës Voska Sport do ta zhvillojë me datë 15 korrik kundër rivalit lokal, Ohrid Lihnidos në Ohër. (infOSport.mk)

Leave a Reply