Besnik Hasi nuk i ndahet Belgjikës, tashmë do të drejtojë ekipin e Mechelen

Staretagu shqiptarë nga Kosova, Besnik Hasi nuk i ndahet Belgjikës, aty ku edhe krijoi emër si futbollistë, derisa së fundmi është emëruar në postin e trajnerit te skuadra e KV Mechelen.

51-vjeçari rikthehet në pankinë pas 1 viti e gjysmë, ku në mars të 2022 mbylli aventurën me ekipin arab të Al Ahli.

Ky është një rikthim në Belgjikë për Hasin, i cili e njeh futbollin e atij vendi pasi më parë kishte drejtuar edhe ekipin e Anderlecht, me të cilët fitoi dhe titullin kampion dhe Superkupën.

Ai shihet si i duhuri nga drejtuesit e Mechelen për shkak të eksperiencën që ka, por edhe faktit që njeh mjaft mirë futbollin belg.

Kujtojmë që ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, gjatë karrierës së tij si trajner, përveç Anderlechtit, ka drejtuar edhe skuadra si, Legia Varshava, Olympiacos, Al Raed dhe Al Ahli.

“Si lojtar dhe trajner, nuk ka qenë kurrë e lehtë të vija të luaja futboll këtu. Atmosfera është e mrekullueshme. Shpresoj ta ushqej entuziazmin te tifozët me mënyrën time të të luajturit futboll”, është shprehur Besnik Hasi pas prezantimit si trajneri i ri.

Leave a Reply