Voska Sport shkruan historinë, do luaj në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

Voska Sport për herë të parë në historikun e saj do të luaj në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Skuadra shqiptare nga Ohri një gjë të tillë bëri falë fitores minimale 1:0 në ndeshjen çerekfinale kundër Bregallnicës në Shtip, njofton “infOSport.mk”.

Voska Sport sot në Shtip zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira të këtij edicioni, duke pasur kontroll të plotë të ndeshjes, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe shënuan edhe golin e kualifikimit, që mban firmën e Alen Jasharovskit.

Pikërisht Jasharovski gjatë pjesës së parë kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh skuadrën e Voska Sport, mirëpo shtylla ia mohoi golin shkupjanit.

Në anën tjetër vlen të theksohet edhe intervenimi bravuroz i Burhan Mustafës gjatë 45 minutave të para, kur nuk lejoi që vendasit të shënojnë, ashtu që pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë nisi mbarë për skuadrën e trajnerit Radoviç, pasi vetëm pas tre minutave të kaluara, Bregallnica duheshe të luaj me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të portierit, i cili ndali në mënyrë të palejuar jashtë zonës sulmuesin e Voska Sport, Aleksa Maruishiç.

Epërsia numerike në fushë, bëri që Voska Sport të dominojë plotësisht  ndeshjen, ndërsa shumë pak mungonte që në minutën e 51-të, të kalojnë në epërsi pas një aksioni të thurrur nga librat shkollor të futbollit.

Boban Georgiev dhe Valentin Koçoski po bëheshin gati për të ekzekutuar goditjen e dënimit, teksa Georgiev shkurt pasoi për Alen Jasharovskin, i cili me një super pasim gjeti aty para 5-metërshit mbrojtësin e krahut të majtë Stijepoviç, goditja e të cilit u devijua në rivënie nga këndi.

Boban Georgiev në minutën e 57-të vendosi të godas nga distanca, mirëpo topi preku vetëm pjesën e jashtë të rrjetës. I disponuar për lojë, Georgiev vetëm 3 minuta më pas harkoi në shtyllën e dytë për Marushiç, mirëpo në këtë rast sulmuesi mysafir u vonua, duke bërë që edhe ky rast të shkoj huç.

Në minutën e 63-të, vendasit kishin rastin e parë më konkret para portës së Burhan Mustafës, i cili me një intervenim të shkëlqyer devijoi topin në rivënie nga këndi.

Golin e epërsisë Voska Sport e gjetu në minutën e 71-të. Pas disa pasimeve të shkurtëra në krahun e djathtë, Georgiev vendosi të pasojë për Medin Bajramin, që me një super asist gjeti aty brenda zonës Alen Jasharovskin, i cili me një goditje të fuqishme me kokë, nga rreth 14 metrash arriti që të mposht portierin vendas.

Ky zhbllokim i rezultatit, zhbllokoi edhe zemrat e stafit dhe drejtuesve të klubit shqiptarë nga Ohri, që ishin në stadium, teksa shumë pak mungonte që në minutën e 88-të, Jovan Nikoliç të shënojë edhe golin e dytë.

Marong në pamundësi për të goditur, pasoi mu në momentin e duhur për kapitenin e Voska Sport, mirëpo goditja e tij nga jashtë zonës përfundoi për disa centimetra jashtë kuadrantit.

Tentativën e fundit për të shënuar edhe një gol tjetër në këtë transfertë nga ana e futbollistëve mysafir, e regjistrojmë në minutën e parë të kohës shtesë, kur Albin Ramadani nga e djathta harkoi në shtyllën e parë për Marushiç, goditja e të cilit me kokë përfundoi në duart e portierit vendas.

Kështu në fund na mjaftoi goli i Alen Jasharovskit, që Voska Sport të shkruaj istorinë më të re, duke u kualifikuar për herë të parë në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply