Njihuni me orarin e ndeshjeve të raundit të tretë! Emrin e kampionit e mësojmë me 19 maj

Pas përfundimit të ndeshjeve ta xhiros së 22-të, Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, menjëherë ka njoftuar edhe me orarin e ndeshjeve të raundit të tretë final, ku edhe do të mësojmë se cila skuadër në fund do të shpallet kampione, por gjithashtu edhe për dy skuadrat që do të largohen nga Liga e Parë, dhe një skuadre tjetër që do të luaj në balotazh, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë do të mësojmë me datë 19 maj, kur është paraparë të zhvillohet edhe xhiroja e fundit, ajo e javës së 33-të, ndërsa ndeshjet e xhiros së 23-të, në program janë që javën e ardhshme.

Struga Trim Lum, që fazën kryesore të kampionatit e mbylli në pozitën e parë, do të jetë nikoqir i AP Brera, ndërsa kjo skuadër në xhiron e fundit do të mirëpret FC Shkupin në Strugë.

Vetëm një javë më herët, me 12 maj, Struga Trim Lum do të jetë mysafire e Shkëndijës në Tetovë, dhe me siguri që këto dy xhiro mund të vendosin shumë gjëra rreth titullit kampion, por edhe për mbijetesë, duke pasur parasysh se për momentin të gjitha skuadrat janë në garë dhe do të luftojnë deri në fund.

Ndërkohë sa i përket titullit kampion, ai me shumë gjasa, edhe këtë vit do të diskutohet mes tre skuadrave shqiptare, Struga Trim Lum, FC Shkupi dhe Shkëndija. (infOSport.mk)

Leave a Reply