Srgjan Zaharievski edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit të Pelisterit, ndërsa një gjë të tillë “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar që me 30 dhjetor të vitit që lamë pas.
Ai te skuadra nga Manastiri do të pasojë Vllatko Kostov, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë që do të marrë përsipër drejtimin e kësaj skuadre, të cilën e udhëhoqi për pak kohë edhe gjatë vitit 2017-të.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Sukseset më të mëdha, Zaharievski i kishte regjistruar me Struga Trim Lum, të cilën skuadër e kishte udhëhequr për gati tre vite (2020-2023), ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij si trajner kishte drejtuar edhe Metalurgun dhe së fundmi Voska Sportin dhe Vardarin.
Zaharievski te Pelisteri u prezantua nga Presidenti, Mitko Stojkovski, ndërsa i njëjti para futbollistëve do të prezantohet me 8 janar, atëherë kur skuadra nga Manastiri ka vendosur që të startojë me përgatitjet për stinorin pranveror. (infOSport.mk)