Jan Krivak edhe zyrtarisht pjesë e Shkëndijës

Transferimin e sllovakut Jan Krivak te Shkëndija, që “infOSport.mk” e paralajmëroi dy ditë më parë, sot edhe u konfirmua nga ana e drejtuesve “kuqezi”. Mbrojtësi 26-vjeçar bëhet futbollisti i katërt i ri në merkaton e janarit që i bashkohet skuadrës kampione të vendit, pas Ardin Dallkut, Valon Ahmedit dhe Aldair Netos.

Dalçeski mbetet sërish në Strugë!

Aleksandar Dalçeski ditë më parë vendosi të ndajë rrugët me Struga Trim Lum, mirëpo i njëjti vazhdon të mbetet i lidhur me qytetin e Strugës, pasi karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te ekipi i Labunishtit, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori 28-vjeçar do të jetë një përforcim i madh për ekipin e

Ish sulmuesi i FC Shkupit vazhdon te Renova edhe për një vit

Artan Veliu, i cili gjatë verës së vitit të kaluar iu bashkua Renovës nga rradhët e FC Shkupit, gjatë ditës së sotme ka vendosur të vazhdojë kontratën me “gjipspunuesit” edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”. Kontrata e tij skadoi me të përfunduar viti 2019-të, ndërsa sot palët arritën marrëveshje, që

Nexhmi Rexhepi transferohet te Pelisteri

Mesfushori 19 vjeçar Nexhmi Rexhepi i ka dhënë fund aventurës së tij te Labunishti, duke vendosur që të rikthehet te Pelisteri, njofton “infOSport.mk”. Rexhepi pjesë e Labunishtit ishte për dy vite e gjysmë, ndërsa brenda kësaj periudhe ai shënoi edhe 6 gola. https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1230181870706887/ Ndryshe Rexhepi është me origjinë nga Prespa, ndërsa hapat e

Ernest Gjoka dhe Rexhinaldo sërish bashkë!

Ernest Gjoka mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm në transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Mozambikut, Rexhinaldo Artur Faife në rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Aktualisht qendërsulmuesi 29-vjeçar është një agjent i lirë, ndërsa kjo mund t’ua lehtësojë punën drejtuesve të Shkëndijës, të cilët do të duhet t’ia plotësojnë

Makedonija GJ.P brenda një dite prezanton dy futbollistë të ri

Makedonija Gj.P brenda një dite ka prezantuar dy futbollistë të rinj. Pas Martin Kovaçev, të cilin e prezantuan më herët gjatë ditës, drejtuesit e Makedonija GJ.P në orët e pasditës prezantuan edhe Filip Petrov, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një futbollistë 30-vjeçar,  që luan në krahët e sulmit, ndërsa te Makedonija