Kutinjo paguan nga xhepi, vetëm ti bashkohet Barcelonës

Sulmuesi brazilian i Liverpullit, Filipe Kutinjo është shumë pranë kalimit të skuadra e Barcelonës, edhe pse dy skuadrat ende nuk kanë gjetur akordin e shumës së transferimit.

Drejtuesit e Liverpullit për shërbimet e futbollistit të tyre kërkojnë 160 milion euro, ndërsa Barcelona është e gatshme të jap vetëm 130 milion euro.

Sipas mediave spanjolle akordi mund të arrihet edhe për 150 milion euro, ose diçka më pak, por Barcelona i ka qëndruar stoike ofertës së saj dhe nuk dëshiron që të lëshojë në këtë drejtim.

Por është vetë futbollisti brazilian ai i cili është gati të paguajë 15 milion euro nga xhepi i tij, në mënyrë që të arrihet shifra prej 145 milion euro dhe ai të jetë futbollist i Barcelonës.

Me këtë vendim të Kutinjos bisedimet mund të mbyllen shumë më shpejt dhe më në fund të jemi dëshmitarë edhe të këtij transferimi shumë të përfolur, edhe atë që nga merkatoja e verës së vitit 2017-të.

Leave a Reply