Forumi Rinor Shqiptar uron ekipet shqiptare, Shkëndijën dhe Shkupin

Forumi Rinor Shqiptar si organizatë rinore shqiptare shfrytëzon rastin t’i urojë “Shkëndijës” titullin e dyfisht, kampionatin, Kupën e Maqedonisë deri tek të cilat arriti me shumë mund, punë dhe sakrificë.

Me një fjalë, “kuq e zinjtë” nga Tetova me ndeshjet në kampionat treguan se janë një ekip shumë i fuqishëm, mirë i përgatitur dhe sy pa trembur, me ç’rast shënuan histori pas shumë vitesh që si ekip të kenë më shumë se 100 gola brenda një sezoni.

Pas Shkëndijës, FRSH, uron edhe djelmoshat e trajnerit Zekirja Ramadani, të FC Shkupit,  cilët me sukses arritën të luftojnë në fushën e blertë që pas 14 viteve pushim t’i rikthehen arenës ndëkombëtare në sport, me ç’rast ua përmbushi ëndrrën e kahmotshme tifozëve të rëndomtë nga Çairi, por edhe atyre tifozëve të zjartë që ka kjo skuadër.

FRSH uron të dy ekipet dhe pret që dy tifo grupet, Ballistët dhe Shvercerat të japin mësim tifo grupeve tjera se si duhet dhe mbështet klubi i zemrës.

Leave a Reply