Mentor Zhdrella bëhet i  Kukësit

Një ndër mesfushorët më të mirë kosovar viteve të fundit në Superligën e Kosovës, Mentor Zhdrella, karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën shqiptare te skuadra e Kukësit. Një gjë të tillë ka njoftuar futbollisti aktual i skuadrës nënkampione të Sshqipërisë, Besar Musolli, përmes një postimi në “Instagram”, ku kishte shkruar: “Zyrtare, Mentor Zhdrella 3 vite i Kukësit”.

Tashmë mbetet të konfirmohet nëse marrëveshja është arritur apo bëhet fjalë për një batutë të Musollit, gjithsesi kjo e fundit ka pak gjasa të ndodhë.

Mentor Zhdrella luan aktualisht me ekipin e Llapit dhe shihet si një lojtar me potencial, që do i shërbente skuadrës së Kukësit për sezonin e ardhshëm, por gjithashtu edhe për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply