Ja kur zhvillohet derbi shqiptarë,  FC Shkupi-Shkëndija

Sot është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Goglat që në start vendosën derbin e madh të viteve të fundit, Shkëndija – Vardar, ndeshje kjo që pritet të zhvillohet në Tetovë me 12 gusht, ndërkohë sa i përket derbit shqiptarë, atij midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, e njëjta do të zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt.

Nikoqir i këtij super derbi do të jetë  FC Shkupi me datë 1 shtator (e shtunë) në stadiumin e Çairit, teksa ndeshjen e parë mes tyre këto dy skuadra në stadiumin e qytetit në Tetovë do ta zhvillojnë me 10 mars të vitit 2019 në kuadër të javës së 22-të. Rikujtojmë FC Shkupi sezonin e ri futbollistik e nis me transfertën në Kratovë kundër Sileksit.

Leave a Reply