ZYRTARE, Erdon Daci transferohet te Eskishehirspor

Sulmuesi shkupjan, Erdon Daci gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e Eskishehirspor, nga Liga e Parë e Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Daci me skuadrën e tij të re ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa te Eskishehirspor vjen nga rradhët e ekipit të të rinjëve të Konjaspor.

Te këta të fundit Daci u transferua verën e vitit 2017-të nga ekipi i Vardarit, ndërsa që në sezonin e tij të parë u dallua me lojra të shkëlqyeshme dhe gola të shënuar.

“Prej sot edhe zyrtarisht jam pjesë e Eskishersporit. Vërtetë jam i kënaqur me kushtet që mu ofruan, ashtu që e imja është që të tregoj vlerat që kam. Shpresoj të ambientohem shpejtë dhe të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave që ka në sezonin e ri futbollistik” – tha enkas për “infOSport.mk” nga Turqia, Erdon Daci.

Ky i fundit menjëherë do i bashkohet skuadrës dhe pritet të jetë i gatshëm për debutim në ndeshjen e xhiros së parë kundër Giresunspor në transfertë. Sezoni i ri futbollistik në Ligën e Parë të Turqisë starton me 12 gusht.

Leave a Reply