Dobrinko Ilievski fton vetëm dy shqiptarë te U21

Seleksionuesi i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Dobrinko Ilievski ka bërë të ditur emëroren me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rusisë dhe Gjibraltarit, të vlefshme për kualifikimet e Europianit të vitit 2019-të që do të mbahet në Itali.

Në mesin e futbollistëve të ftuar mungon dyshja Fazlagiç dhe Çurlinov, të cilët janë ftuar te përfaqësuesja U19 e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu në këtë listë ndodhen 4 debutues, siç është edhe shqiptari Agron Rufati.

‘Para nesh janë dy ndeshjet e fundit të këtij cikli eliminatorë. Luajmë me Rusinë, një skuadër shumë cilësore që lufton për vendin e dytë, që më pas të përballemi me Gjibraltarin, ndeshje këtë të cilën patjetër duhet ta fitojmë. Fazlagiç dhe Çurlinov këtë herë do jenë bashkë me Maqedoninë U19-të, të cilën skuadër do të duhet ta ndihmojnë në ndeshje të rëndësishme eliminatore. Emra të rinj janë Agron Rufati, Oliver Stoimenovski, Kristijan Trapanoski dhe Kristijan Trajçeski, ndërsa është rikthyer edhe Enur Totre‘ – tha seleksionuesi Dobronko Ilievski.

Ndeshjen e parë të tetorit Maqedonia U21 do ta zhvillojë kundër Rusisë me datë 12, ndërsa vetëm 4 ditë më pas në Shkup do të mirëpret Gjibraltarin, me shpresë se me fitore do të mbyll këtë cikël eliminatorë.

Leave a Reply