Panuçi braktis Shqipërinë, merr drejtimin e Romës!

Përveç Panuçit, një kandidat tjetër për stolin e Romës, është edhe Paulo Souza…

Ish futbollisti i Romës, Kristian Panuçi, i cili aktualisht udhëheq Kombëtaren e Shqipërisë mund të marrë drejtimin e ‘Ujkeshës Romake’. Strategu italian i cili pjesë e Romës ishte nga viti 2001 deri në vitin 2009, është një ndër kandidatët kryesorë për të zëvendësuar trajneri aktual, Euzebio Di Françesko.

Roma ndodhet vetëm në pozitën e 10-të në renditjen e Serie A me 24 pikë të tubuara, dhe kjo është një ndër arsyet kryesore që qëndrimi i tij në ‘Olimpiko’ është vënë në pikëpyetje.

Panuçi drejtimin e Kombëtares shqiptare morri gjatë vitit të kaluar, ndërsa edhe përkundër dështimit në kuadër të Ligës së Kombeve, ai morri besimin e numrit një të Federatës shqiptare të Futbollit, Armando Duka për të qenë në krye të ‘kuqezinjëve’ edhe për eliminatoret e Europianit të vitit 2020.

Përveç Panuçit, një kandidat tjetër për stolin e Romës, është edhe Paulo Souza, i cili më parë ka punuar edhe te Lesteri, Fiorentina dhe Barcelona.

Leave a Reply