Mësohet orari i ndeshjeve të rrethit të tretë në Ligën e Dytë, Perëndim dhe Lindje

Me zhvillimin e ndeshjeve të javës së 18-të në Ligën e Dytë Perëndim dhe Lindje, ka përfunduar pjesa e rregullt e sezonit, ndërsa menjëherë është mësuar edhe orari i ndeshjeve të rrethit të tretë, apo ndryshe i njohur si sistemi i Bergerit, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj lideri aktual në Konferencën e Perëndimit, Struga Trim Lum në kuadër të javës së 19-të si vendas do të mirëpret Vëllazërimin, teksa Labunishti do të mirëpret Korabin. Një ndeshje mjaft interesante pritet të jetë ajo midis dy skuadrave lokale, Gostivarit dhe Genç Kalemlerit, Pelisteri në Manastir do të jetë nikoqir i Teteksit, ndërkohë Skopje në Autokomandë do të kërkojë hakmarrje ndaj Goblen Juniorit për atë disfatë të para dy javëve.

Më poshtë keni gjithë orarin e ndeshjeve në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku Struga Trim Lum deri në mbyllje të saj, do të zhvillojë 5 ndeshje si vendas dhe 4 në transfertë, ndërsa vlen të theksohet se ndeshjen e fundit, atë të javës së 27-të do ta zhvillojë kundër Labunishtit, ndjekësit më të afërt në renditje.

Ndërkohë sa i përket orarit të ndeshjeve në Ligën e Dytë – Lindje, atje java e 19-të do të sjellë ndeshje të lehta për skuadrat favorite. Boreci pas disfatës së sotme ndaj Tikveshit, do të ketë mundësinë të rikuperohet shumë shpejtë me një fitore si vendas ndaj Detonit Junior, Tikveshi do të mirëpret Plaçkovicën, Kozhuvi shihet si favorit i madh ndaj Partizan Obrshanit, njëjtë sikurse edhe Bregallnica ndaj Vardar Negotinës, apo edhe Kit Go ndaj Sasa-s.

Të gjitha ndeshjet e Ligës së Dytë në program janë të martën (2 prill) me fillim në ora 15:30.

 

Leave a Reply