Futsal Shkupi edhe zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Futsal Shkupi në mënyrën më të mirë ka vulosur titullin kampion në elitën e futsalit vendor, teksa sonte në parketin e rivalit kryesor për titull, Velesit shënoi fitore 4:3, njofton “infOSport.mk”.

Kur  kanë mbetur edhe 4 javë deri në mbyllje të kampionatit, Futsal Shkupi ka 12 pikë më shumë se Velesi, ndaj së cilës skuadër është kundërshtarë më i mirë edhe në përballjet direkte. Kësisoj ata sonte me plotë meritë festuan midis Velesit, ndërsa më të merituar për fitoren e 22-të nga gjithsej 23 përballje këtë edicon në Ligën e Parë të Futsalit, ishin Rexhep Sulejmani dhe Berat Ramadani që shënuan nga dy gola.

Festa e lojtarëve të futsal Shkupit në parketin e rivalit kryesor për titullin e kampionit, Velesit

FUTSAL SHKUPI EDHE ZYRTARISHT KAMPION I MAQEDONISË NË FUTSAL Festa e lojtarëve të futsal Shkupit në parketin e rivalit kryesor për titullin e kampionit, Velesit VELESI – FUTSAL SHKUPI 3:4

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 30 март 2019 г.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:3 në favor të Futsal Shkupit, që në këtë mënyrë paralajmëroi fitoren e madhe të këtij takimi, që ishte e 5-ta në ndeshjet e “play-off” nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndryshe ishte kjo fitorja e dytë në përballjet direkte ndaj Velesit, pas asaj fitore në Çair (7:6). Dy fitore në ndeshjet e “play-off” Futsal Shkupi ka regjistruar edhe ndaj Astbos (2:0, 8:2) dhe një ndaj Zhelezarecit (6:4), transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe pas 23 xhirove, Futsal Shkupi ka tubuar 66 pikë, duke lënë pas vetes Velesin me 54 pikë.

Leave a Reply