Muhamed Useini prezantohet te Gjilani

Muhamed Useini ka finalizuar marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit, me të cilët ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori 30-vjeçarë vetëm ditë më parë shkëputi kontratën me skuadrën e Renovës, ndërsa edhe pse kishte oferta për tu rikthyer në Superligën e Shqipërisë, ai vendosi ti thotë “PO”, Gjilanit, drejtuesit e së cilës skuadër i kishin ofruar kushte shumë më të mira.

Ndryshe Useini karrierën e tij e kishte nisur te Shkëndija, ndërsa në futbollin vendor kishte veshur edhe fanellën e Rabotniçkit.

Ai në futbollin elitarë të Maqedonisë së Veriut numëron afër 200 ndeshje, ndërsa më shumë se 50 ndeshje ka të zhvilluara në Shqipëri gjatë qëndrimit të tij gati dy vjeçar te skuadra eFlamurtarit të Vlorës.

Do të jetë kjo eksperienca e tij e parë në futbollin kosovar, aty ku po vendosin të transferohen shumë futbollistë shqiptarë nga Maqedonia.

Leave a Reply