Gjoka ulë në bankinë portierin Zahov!

Shkëndija me fillim në ora 16:30 në Tetovë do të mirëpret Borecin në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka është favorite në këtë përballje, mirëpo një gjë të tillë “kuqezinjtë” do të duhet të dëshmojnë edhe në fushën e blertë. Për dallim nga ndeshja e fundit, ajo kundër Sumgait në Liga Europa, trajneri i skuadrës tetovare ka bërë dy ndryshime, edhe atë në portë, duke i dhënë rastin të riut Rexhepi para Zahov, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të Muratit ka inkuadruar Alitin.

Janë këto dy ndryshimet e vetme, derisa sulmi dhe mesfusha nuk kanë pësuar asnjë ndryshim, që don të thotë se Shkëndija edhe në këtë ndeshje do të jetë e orientuar drejt fitores, e cila do të mbante këtë skukadër në krye të renditjes bashkë edhe me FC Shkupin.

Më poshtë mund të shihni edhe përzgjedhjen e bërë nga ana e trajnerit Ernest Gjoka:

Formacioni 💪LIVE 🔴 Shkëndija Channel 👉 https://youtu.be/92mvOcXUiIM#ShkëndijaBorec #Shkëndija

Публикувахте от KF Shkëndija в Понеделник, 31 август 2020 г.

Leave a Reply