Mbyllen 45 minutat e para në Tetovë dhe Kratovë (VIDEO)

Janë mbyllur me barazime 45 minutat e para në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të javës së katërt në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në Tetovë kundër Borecit e mbylli këtë pjesë me shifrat 1:1, ndërsa Sileksi përmbysi gjithçka në ndeshjen ndaj Renovës, skuadër kjo që avansonte me golin e Emran Ramadanit në minutën e 7-të.

Renova falë super golit të Emran Ramadanit avanson kundër Sileksit në Kratovë

Renova falë super golit të Emran Ramadanit avanson kundër Sileksit në KratovëSILEKSI – RENOVA 0:1 (E. Ramadani 7')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Pepi Georgiev në minutën e 43-të barazoi shifrat në 1:1, kur i vetëm para portës kundërshtare arriti që të mposht portierin Hadis Velii. Mysafirët nga Tetova pretendonin për pozitë jashtë loje, mirëpoxhirimi i ngadalsuar tregon se gjithçka ishte në rregull.

Renova falë super golit të Emran Ramadanit avanson kundër Sileksit në Kratovë

Renova falë super golit të Emran Ramadanit avanson kundër Sileksit në KratovëSILEKSI – RENOVA 0:1 (E. Ramadani 7')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Ky gol solli shumë huti në mesin e futbollistëve të Renovës, ndërsa një gjë e tillë u vërejt nga vendosja e tyre e gabuar në minutën e dytë shtesë të takimit, kur edhe pse në numër më shumë kapituluan përballa dyshes Timovski-Ristov, me këtë të fundit që nga afërsia shënoi për 2:1.

Sileksi permbys gjithçka ndaj Renoves

Sileksi permbys gjithçka ndaj RenovesSILEKSI – RENOVA 2:1(D. Ristov 45+2')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Në Tetovë gjërat nuk nisën mirë për Shkëndijën, që në minutën e 20-të pa veten në disvantazh pas golit të Mario Stankovskit.

BORECI AVANSON NË TETOVË NDAJ SHKËNDIJËS

BORECI AVANSON NË TETOVË NDAJ SHKËNDIJËSSHKËNDIJA – BORECI 0:1(M. Stankovski 20')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Kroati Prelçec mjaft mirë depërtoi nga e majta në zonën e “kuqezinjëve”, që më pas të asistoj për shkupjanin, i cili nga afërsia shënoi në rrjetën e Rexhepit.

Shkëndija shumë afër barazimit, shtylla shpëton Mustafën pas goditjes së Doriev

Shkëndija shumë afër barazimit, shtylla shpëton Mustafën pas goditjes së Doriev

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Shkëndija u kundërpërgjigjë me anë të Doriev, mirëpo numri 14-të i “kuqezinjëve” ishte i pafat në minutën e 29-të, kur goditi vetëm shtyllën, derisa barazimin Shkëndija e gjeti në minutën e 34-të, me anë të Bruno Dita.

Shkëndija barazon shifrat ndaj Borecit, Bruno Dita shënon golin debutues

Shkëndija barazon shifrat ndaj Borecit, Bruno Dita shënon golin debutues me fanellën "kuqezi"SHKËNDIJA – BORECI 1:1(B. Dita 34')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Mesfushori i ardhur nga Skënderbeu, kërceu më së larti në zonën kundërshtare pas harkimit të Besart Ibraimit nga e djathta, duke shënuar në këtë mënyrë golin debutues me fanellën e Shkëndijës.

Leave a Reply