Asgjë nga transferimi te Barcelona! Depaj do luaj në “Serie A”

Asgjë nga transferimi i Memfis Depaj te Barcelona, kjo pasi holandezi me shumë gjasa do të transferohet në Itali te skuadra kampione e Juventusit, njoftojnë mediat italiane.

Holandezit i skadon kontrata në fund të sezonit, ashtu që për të fiuar diçka nga shitja e tij, Lioni pritet që ta shesë atë që në janar.

Depaj ishte i lidhur me një transferim te Barcelona, mirëpo Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e tij për vetëm 5 milionë euro.

26-vjeçari ka pranuar ofertën e “Zonjës së Vjetër”, pasiqë e ardhmja e strategut holandez, Ronald Kuman te Barcelona nuk është e sigurtë.

Depaj ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me Lionin ne “Ligue 1”, duke realizuar 8 gola. Afrimi i tij do të jetë një përforcim i rëndësishëm për Juventusin, që këtë edicion do ta ketë më të vështirë për të mborjtur titullin e kampionit.

Leave a Reply