Detaje për zjarrin në anën lindore të stadiumit të qytetit në Tetovë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme (11-prill) në ora 20:45 minuta në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr që kishte kapluar disa hapësira të pashfrytëzuara në anën lindore të stadiumit të qytetit në Tetovë.

Në to kishte një sasi të madhe mbeturinash të ndryshme dhe goma të vjetra automjetesh. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa me intervenimin e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës rreth orës 21:35, zjarri është shuar plotësisht.

Rasti në fjalë ende nuk është zbardhur, dhe i njëjti pritet që të ketë epilog brenda ditës së sotme, ose më së voni deri nesër.

Leave a Reply