Rabotniçki dhe FC Shkupi sot mbyllin xhiron e parë të sezonit të ri

Pas mbylljes së aventurës europiane, sot ekipi i FC Shkupit do ti rikthehet kampionatit, për të zhvilluar takimin e parë të sezonit të ri futbollistik 2023/24, që edhe zyrtarisht nisi dje me 5 duelet e zhvilluara, njofton “infOSport.mk”.

Me përforcimet e sjella këtë verë dhe ndeshjet e zhvilluara deri më tani, skuadra e trajnerit Xhihat Arslan, ka treguar se ka një organik të shëndoshë dhe do të jetë në kërkim të sukseseve si në kampionat ashtu edhe në garat e Kupës.

Kundërshtari i parë i këtij sezoni për skuadrën nga Çairi, është Rabotniçki, skuadër kjo që gjithashtu ka bërë disa ndryshime me prurjen e futbollistëve të rinj.

Ndeshja Rabotniçki – Shkupi do të luhet në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari të Shkupit me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply