Vjen largimi i parë nga kampionët e Struga Trim Lum

Struga Trim Lum dhe Abdylhadi Jahja kanë ndërprerë bashkëpunimin me pëlqim të dyanshëm, duke ndarë kështu rrugët pas plotë 5 vitesh.

Jahja pjesë e skuadrës strugane ishte që nga janari i vitit 2019-të, kur erdhi nga FC Shkupi, ndërsa brenda kësaj periudhe, i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum regjistroi 132 paraqitje, 5 gola dhe 15 asistime.

Konkurrenca e madhe në skuadër bëri që Jahja në stinorin vjeshtor të edicionit aktual, të paraqitet në vetëm 5 ndeshje, ndërsa kjo shtyri të njëjtin që të kërkojë ndryshim të mjedisit.

Ai ishte pjesë e sukseseve më të mëdha të skuadrës së Struga Trim Lum, kur fillimisht në sezonin 2021/22 kishin luajtur në eliminatoret e Ligës së Konferencës, derisa vitin që lamë pas, Jahja me skuadrën strugane për herë të parë në histori ishte shpallur kampion, ndërsa gjithashtu kishin regjistruar edhe një aventurë shumë të suksesshme europiane, duke luajtur deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply