Ditë e TRISHTË për futbollistin shqiptar Alban Shillova, i ndërron jetë bashkëshortja!

Dita e sotme doli të jetë shumë e trishtë për futbollistin kosovarë, Alban Shillova. Ky i fundit ka dhënë lajmin e hidhur pak orë më parë, teksa ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, ka shkruar Shillova.

Bashkëshortja, Kaltrina prej muajsh vuante nga në sëmundje e rëndë, duke mos mundur të mposhte këtë betejë. Kujtojmë se e ndjera dhe futbollisti kanë së bashku një vajzë të vogël.

31-vjeçari Shillova aktualisht është pjesë e FC Feronikeli ’74 në Superligën e Kosovës, aty ku gjatë sezonit 2020/21 ishte shpallur kampion me Prishtinën, ndërsa me Llapin kishte fituar trofeun e Kupës dhe SuperKupës.

Shfrytëzojmë rastin që në emër të redaksisë së “infOSport.mk”, Alban Shillovës dhe gjithë familjarëve të ngushtë, përfshirë këtu edhe të bashkëshortes së tij, të ju shprehim ngsuhëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Leave a Reply