E kryer, Ardit Iljazi veshë fanellën e Voska Sport

Ardit Iljazi edhe zyrtarisht rikthehet në futbollin tonë vendor, këtë herë duke përzgjedhur fanellën e Voska Sport, skuadër kjo që këtë vit për herë të parë po garon në Ligën e Parë. Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët janë dakorduar për kushtet dhe se pritet vetëm zyrtarizimi.

Iljazi së fundmi ishte pjesë e Teutës në Superligën shqiptare, aty ku luajti edhe me Erzenin.

Mbrojtësi 23-vjeçar, në futbollin shqiptarë ishte transferuar verën e vitit 2022, kur nga FC Shkupi i ishte bashkuar skuadrës së Erzenit.

Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te Gostivari, me të cilën skuadër kishte luajtur vetëm në Ligën e Dytë, ndërsa debutimin e tij në elitën e futbollit vendor e kishte bërë me 12 gusht të vitit 2019-të, kur me fanellën e FC Shkupit kishte debutuar në Çair kundër Makedonija Gj.P.

Në Ligën e Parë, Iljazi numëron gjithsej 37 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply