Voska Sport dhe Gostivari mjaftohen me nga një gol! (VIDEO)

Voska Sport dhe Gostivari, dy skuadra këto që këtë edicion u inkuadruan në mesin e më të mirëve në futboll, në ndeshjen e xhiros së 22-të, të zhvilluar në Ohër, barazuan me rezultatin 1:1, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi mbarë për mysfairët, të cilët vetëm pas 3 minutave lojë u kanosën me anë të sulmuesit të tyre më të rrezikshëm, Lanre Kehinde, mirëpo goditja e tij u ndal vetëm në traverzë.

Në anën tjetër, Voska Sport në rastin e parë më konkret, arriti të shënojë në rrjetën e turkut, Erten Ersu. Autorë i golit, por njëherit edhe aksionit të bukur, ishte Fatjon Jusufi, i cili pas kombinimit të dyfishtë me Xhemil Jahiji, në minutën e 24-të, kaloi në epërsi Voska Sportin.

Në vijim të ndeshjes, të përzgjedhurit e trajnerit Srgjan Zaharievski tentuan edhe disa herë për të gjetur golin e dytë, mirëpo pa sukses, ndërsa loja e tyre jo sulmuese i ndëshkoi ata në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 83-të, kur rezervisti Muhamed Elmas, shënoi për barazim të rezultatit në 1:1.

Për Gostivarin ishte ky barazimi i tretë në pranverë, derisa i dyti për Voska Sport, skuadër kjo që ka regjistruar edhe një fitore dhe një disfatë, atë të xhiros së parë të këtij gjysmësezoni, kur ishte mundur nga FC Shkupi me shifrat 3:0.

Pas 22 xhirove, Voska Sport me 25 pikë renditet në pozitën e 9-të, derisa Gostivari me 30 pikët pozicionohet në vendin e katërt. (infOSport.mk)

Leave a Reply