Kozhuvi-Shkëndija, statistika dhe kuriozitetet që duhet ti dini para ndeshjes

Sot Kozhuvi dhe Shkëndija në stadiumin e qytetit në Gjevgjeli do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të 1/16 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

STATISTIKA
Është kjo ndeshja e parë që do të zhvillojnë këto dy skuadra, të cilat në sezonin e ri nuk dinë për disfatë. Kozhuvi në tre ndeshje ka arritur një fitore dhe dy barazime, me një gol averazh 4:1. Megjithatë në 10 ndeshjet e fundit në 4 prej tyre Kozhuvi nuk ka shënuar.
Shkëndija sezonin e ri në 4 ndeshje kampionale ka arritur dy fitore dhe dy barazime. Shkëndija në 20 ndeshjet e fundit në 18 prej tyre ka shënuar gola, ndërsa në vetëm dy prej tyre nuk ka arritur që të shënojë.

MUNGESAT
Shkëndija në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të transferuar së fundmi, Samir Fazli, ndërsa për shkak lëndimit nuk do të luaj edhe Mevlan Murati. Dy mungesa tjera te Shkëndija për këtë ndeshje do të jenë edhe Arbin Zejnullai dhe Shefit Shefiti, që mbrëmë luajtën me Kombëtaren shpresa të Shqipërisë ndaj Italisë.

KOZHUVI në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e titullarit Niki Zumrovskit përshkak kartonit të kuq, ndërsa gjithashtu në dyshime është edhe dyshja Damjan Ivanovski dhe Hristijan Bejkov. Këta dy ankohen në lëndime, ndërsa gjatë ditës së djeshme nuk ishin stërvitur fare me ekipin.

SHKËNDIJA, sezonin e kaluar në kuadër të 8 ndeshjeve të Kupës kishte shënuar 15 gola dhe kishte pranuar vetëm 4. Ndeshjen e parë të 1/16 së finales edhe vitin e kaluar e kishte nisur ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, duke mundur Gostivarin me rezultatin 0:2.

KOZHUVI vitin e kaluar e kishte kaluar 1/16 e finales vetëm pas ekzekutimit të penaltive, edhe atë duke mundur Novacin, skuadër kjo që në fund të sezonit humbi statusin e skuadrës së Ligës së Dytë. Kozhuvi u eliminua në 1/8 e finales nga Teteksi pas dy super ndeshjeve. Fillimisht në Gjevgjeli në ndeshjen e parë skuadrat e kishin mbyllur me barazim 2:2, ndërsa në Tetovë kishte pësuar disfatë me rezultatin 3:2. Vitin e kaluar Kozhuvi është eliminuar nga një skuadër tetovare, ndërsa me shumë gjasa edhe këtë vit do të eliminohet nga një skuadër tetovare.

SHKËNDIJA për tre vite me rradhë luan në finale të Kupës së Maqedonisë. Ata ndeshjet e para të 1/16 së finales çdoherë i kanë zhvilluar si mysafir, dhe gjithnjë kanë shënuar fitore pa pranuar gol.

SEZONI 2015/2016 – ZAJAZI (Liga e Dytë) – SHKËNDIJA 0:4
SEZONI 2016/2017 – KONJARI (liga e ulët) – SHKËNDIJA 0:11
SEZONI 2017/2018 – GOSTIVARI (Liga e Dytë) – SHKËNDIJA 0:2

Leave a Reply