Komentatori malazez çmend serbët, feston golin e Beqirajt me këngë ku theksohet vrasja e serbëve

Komentatori malazez, Milutin Grgur iu gëzua fitores së ekipit kombëtar të Malit të Zi në përballje me Luksemburgun.

Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, i cili e shënoi golin vendimtar në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton “Reporteri”.

Komentatori Milutin Grgur gëzimin pas golit të vetëm në këtë ndeshje e shprehu me një këngë të ustashëve, e cila në Serbi njihet si këngë famëkeqe e ku përmendet vdekja e serbëve.

“Këtu është agimi, këtu është dita, këtu është kapiteni Beqiraj”, dëgjohet duke thënë komentatori në minutën e 93-të të lojës.

Pikërisht me këto fjalë, natyrisht me personazhe të tjerë fillon himni i famshëm i ustashëve, në të cilin festohet vrasja e serbëve.

E kjo ka ngjallur reagime të shumta në Serbi ku mediat atje e kanë quajtur skandaloz një veprim të tillë të komentatorit malazez.

Leave a Reply