Makedonija GJ.P që tani siguron përforcimin e parë për në pranverë

Makedonija GJ.P stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë, me 6 pikë ngecje ndaj kryesuesve të Shkëndijës, ndërsa kjo ka shtuar ambiciet e klubit nga Gjorçe Petrovi për në stinorin pranveror, ku pretendojnë të paktën të sigurojnë një vend për në garat europiane, njofton “infOSport.mk”.

Kështu drejtuesit e Makedonija GJ.P thuhet të kenë arritur marrëveshje me ish futbollistin e tyre, Robson Da Silva, i cili  këto 6 muaj luajti te Bellasica.

Edhe pse u transferua me shumë bujë te skuadra nga Strumica, braziliani nuk arriti të gjejë veten te kjo skuadër, ashtu sikurse te Makedonija GJ.P, kur dallohej me goditjet e tij nga gjuajtjet e lira.

Te Bellasica në 17 ndeshje, regjistroi vetëm 1 gol dhe 2 asiste, ndërsa kujtojmë se me Makedonija GJ.P në 55 ndeshje, kishte regjistruar 7 gola dhe 7 asiste.

Ndryshe në LPFMV, 25-vjeçari Robson numëron 70 ndeshje dhe 8 gola të shënuar. Eksperienca e brazilianit do të jetë e mirëseardhur për skuadrën e Zhikica Tasevskit, i cili në pranverë përmes dy fronteve (kampionat dhe kupë) do të kërkojë Europën, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë, përveç që stinorin vjeshtorë e mbyllën në pozitën e 3-të në kampionat, Makedonija GJ.P, gjithashtu do të luaj edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Leave a Reply