FC Shkupi konfirmoi titullin e kampionit vjeshtorë, Shkëndija mezi mundi Skopjen

FC Shkupi me fitoren e pastërt 3:0 në Veles ndaj Borecit edhe njëherë tjetër dëshmoi formën e mirë nëpër të cilën po kalon dhe se jo rastësisht është shpallur kampion i vjeshtës, njofton “infOSport.mk”.

Dy gola të goleadorit Adentunxhi dhe një tjetër nga rezervisti Gjorgjievski, i dhanë fitoren komode skuadrës së Goce Sedlloskit, që pjesën e parë të sezonit e mbylli bindshëm në pozitën e parë, me 39 pikë, 7 më shumë se Akademia Pandev, që mezi mundi 1:0 Pelisterin në Strumicë.

Me po të njëjtin rezultat, Shkëndija ngadhnjeu ndaj Skopjes, ndërsa edhe njëherë tjetër për “kuqezinjtë” nga Tetova, shënoi sulmuesi shqiptarë, Sidrit Guri.

Një super ndeshje zhvilluan Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P në arenën “Todor Proeski”, aty ku në fund fitores iu gëzuan djelmoshat e Muharem Bajramit. Skuadra nga Gjorçe Petrovi regjistroi fitore 2:1 falë golave të shënuar nga futbollistët shqiptarë, Arbi Vosha (16’) dhe Ermedin Adem (55’), me këtë të fundit që shpërdoroi një penalti fare në fund.

Në anën tjetër golin e vetëm për “romantikët”, e realizoi Marjan Ristovski në minutën e 62-të.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Renovës që duheshe të zhvillohet në qytetin e mjellmave nuk u zhvillua për shkak kushteve jo të mira për lojë. Terreni në stadiumin e qytetit të Strugës ishte i mbuluar me borë, ndërsa kjo bëri që e njëjta të anulohet deri në një vendim tjetër nga komisioni i garave pranë FFM-së.

Kujtojmë të shtunën Tikveshi në terren vendas u mund nga Bregallnica me shifrat 3:1. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 18

Boreci 0:3 FC Shkupi
Shkëndija 1:0 Skopje
Rabotniçki 1:2 Makedonija GJ.P
Ak.Pandev 1:0 Pelisteri
Tikveshi 1:3 Bregallnica
Struga Trim Lum Anulohet Renova

Leave a Reply