Rabotniçki, Sileksi dhe Struga Trim Lum kërkojnë Timovskin

Pas largimit të tij nga Shkëndija, shumë skuadra janë vënë pas shërbimeve të Angelçe Timovskit. Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë interes kanë shfaqur Rabotniçki, Sileksi dhe Struga Trim Lum nga kampionati ynë, ndërsa gjithashtu interes për shërbimet e 27-vjeçarit, i cili konsiderohet si një ndër më të mirët në pozitën e tij ka edhe nga ekipe nga  Shqipëria dhe Bullgaria.

Laçi kishte ofruar madje ofertë konkrete për Timovskin, mirëpo i njëjti është në pritje të ndonjë oferte edhe më të mirë.

Sezonin e kaluar, Timovski me fanellën e Shkëndijës luajti në 27 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola. Ndryshe në elitën e futbollit vendor, Timovski ka zhvilluar plotë 235 ndeshje, duke regjistruar 6 gola dhe 23 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply