Gostivarit megjithatë i merren 3 pikë, dënohen edhe me të holla!

Komisioni Disciplinor pranë Federatës së Futbollit gjatë ditës së sotme vendosi të dënojë ekipin e KF Gostivarit, duke i marrë 3 pikë kësaj skuadre. Përveç këtij dënimi, skuadrën e Gostivarit e pret edhe një gjobë në vlerë prej 1000 eurosh, e gjithë kjo për shkak paraqitjes jo të drejtë të futbollistit të tyre, Gordijan Hristovski, në ndeshjen e xhiros së parë të stinorit pranbveror kundër skuadrës së Lokomotivës.

Në këtë ndeshje Gostivari kishte shënuar fitore minimale 1:0, rezultat ky që edhe do të mbetet i vlefshmë, megjithatë marrja e 3 pikëve ka të bëjë me paraqitjen jo të rregullt të mbrojtësit të tyre, Hristovski.

Ky i fundit rrezikon të mbetet jashtë fushave të futbollit për 6 muaj me rradhë, për shkak të kundërvajtjes disiplinore të kryer e që ka të bëjë me nenin 84, paragrafi 1, Alinea 6 nga rregullorja e Komisionit Discilipnor.

Pas dënimit në fjalë, KF Gostivari humbas pozitën e parë në renditjen e Ligës së Dytë, aty ku tashmë kryeson Voska Sport, që  gjithashtu ka 40 pikë të tubuara.

Kujtojmë, të njëjtin numër të pikëve ka edhe skuadra e tretë në renditje, Vardari, ashtu që në vijim të kampionatit na pret një luftë e ashpër për dy vendet e para, që edicionin e ardhshëm sigurojnë kualifikimin në elitën e futbollit vendor.

Leave a Reply