Voska Sport barazon ndaj ekipit të Superligës malazeze, Rudar Plevlja

Voska Sport ka barazuar 2:2 në ndeshjen e dytë të zhvilluar në tokën malazeze, këtë herë kundër skuadrës së Rudar Plevlja, pjesë e elitës së futbollit në Mal të Zi. Sipas asaj që shkruan faqja zyrtare e klubit shqiptarë nga Ohri, Voska Sport ka bërë një paraqitje tejet pozitive në të dyja pjesët, duke realizuar edhe dy gola të tjerë, mirëpo që ishin anuluar për shkak pozitës jashtëloje.

Voska Sport kishte avansuar e para me me golin e brazilianit Andre Mensalao, i cili shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, që më pas ekipi malazez të shënojë dy gola për përmbysje të rezultatit.

Megjithatë ishte Aleksa Marushiç, i cili ka shënuar për barazim të rezultatit në 2:2, ndërsa më vonë i njëjti kishte shënuar edhe një gol tjetër, mirëpo i njëjti ishte anuluar për shkak pozitës jashtë loje.

Edhe në pjesën e dytë, Voska Sport bëri një ndeshje shumë të mirë, pavarësisht disa zëvendësimeve, teksa edhe në këtë pjesë kishin shënuar me anë të Mensalao, mirëpo edhe goli i brazilianit ishte anuluar për shkak pozitës jashte loje.

Në pjesën e dytë, shumë afër golit të dytë personal kishte qenë edhe sulmuesi kryesor i tyre, Marushiç, mirëpo shtylla i kishte mohuar golin, ashtu që në fund ndeshja ishte mbyllur me rezultatin e barabartë, 2:2.

Kujtojmë në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar në tokën malazeze, Voska Sport kishte mundur ekipin tjetër nga Superliga e Malit të Zi, FK Mornar me shifrat 2;1. (infOSport.mk)

Leave a Reply