Arben Tafa në radarin e Renovës dhe disa klubeve nga Shqipëria

Renova është në kërkim të futbollistëve cilësorë, ndërsa burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se drejtuesit e klubit nga Xhepçishti kanë kontaktuar mbrojtësin strugan, Arben Tafa.

Ky i fundit aktualisht është një futbollistë i lirë, mirëpo si duket jo edhe për gjatë kohë, duke pasur parasysh interesimin e disa skuadrave për shërbimet e tij. Siç mëson “infOSport.mk” për shërbimet e mbrojtësit 28-vjeçar interes kanë shfaqur edhe disa klube nga Shqipëria, ashtu që ditëve në vijim pritet që Tafa të vendos për të ardhmen e tij.

Kujtojmë Tafa së fundmi ishte pjesë e Bellasicës, me të cilën skuadër ndërpreu kontratën vetëm pas dy ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrën e Struga Trim Lum, Horizont Turnovës dhe Vëllazërimit nga Kërçova, transmeton “infOSport.mk”.

Arben Tafa në Ligën e Parë numëron 44 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Leave a Reply