Renova shumë pranë transferimit të ish sulmuesit të FC Shkupit

Renova tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërkohë drejtuesit e kësaj skuadre po punojnë në përforcimin e rradhëve të tyre me futbollistë cilësorë, njofton ‘infOSport.mk’.

Pas Ermedin Ademit, Bojan Miovskit dhe Burhan Mustafovit, informacionet tona flasin se skuadra nga Xhepçishti është shumë afër sigurimit të firmës së ish sulmuesit të FC Shkupit, Emanuel Mbella.

Ky i fundit sezonin vjeshtorë ishte pjesë e Sileksit, mirëpo me shumë gjasa nga kjo skuadër pritet të largohet vetëm pas 6 muajve. Kamerunasi me pasaportë franceze te Sileksi erdhi me pëlqimin e trajnerit Zhikica Tasevski, mirëpo 1 gol vetëm në 16 ndeshje, shtynë këtë sulmues që të mendojë edhe largimin nga Kratova, edhe përkundër faktit se marrëveshja e tij është valide deri në qershorin e vitit 2020.

Para Sileksit në kampionatin tonë, Mbella gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e FC Shkupit, nga e cila skuadër u transferua te Gjilani në Superligën e Kosovës, ndërsa gjatë karrierës së tij të bujshme, përveç në futbollin italian, rumun dhe gjerman, kishte luajtur edhe në atë shqiptarë, duke qenë pjesë e Bylisit nga Ballshi.

Leave a Reply