Prag ndeshja me Makedonija GJ.P., flet kapiteni Bunjamin Shabani

E diela na servon ndeshjet e javës së 28-të, duke paralajmëruar njëkohësisht edhe 5 finalet vendimtare drejt titullit kampion për ekipin e Struga Trim Lum.

Të dielën në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, Struga Trim Lum do të përballet me Makedonija GJ.P, skuadër kjo që për momentin mban fenerin, por gjithsesi se ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit, kur ëshë në pyetje mbijetesa.

“Jemi në një fazë të kampionatit, kur çdo ndeshje, çdo pikë është shumë e rëndësishme për ne si skuadër. Nuk na lejohen më gabime, ashtu që në ndeshjen e së dielës duhet të futemi me shumë përqëndrim, por edhe motivim për të marrë tre pikët e plota. Edhe pse aktualisht ndodhen në pozitën e fundit, neve e respektojmë skuadrën e Makedonija Gj.P. Për ne tashmë çdo ndeshje është finale, dhe në të gjitha do të luftojmë të marrim maksimumin e pikëve, pasi vetëm në atë mënyrë mund të shpresojmë tek titulli” – u shpreh kapiteni Bunjamin Shabani, i cili këtë edicion me fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum, numëron 26 ndeshje, 3 gola dhe 3 asistime.

Ndeshja midis Makedonija GJ.P dhe Struga Trim Lum, në program është të dielën me fillim në ora 16:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply