Kamza pasi mundi Vëllazërimin, sot miqësore me Korabin

Skuadra nga Superliga shqiptare, Kamza që fazën e përgatitjeve po e kryen në qytetin e Ohrit, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e rradhës kontrolluese, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën shqiptare të Korabit nga Dibra, njofton “infOSport.mk”. Këta të fundit në sezonin e ri do të garojnë

Vazhdon seria pozitive e Borecit me Mustafën dhe Kallabën në formacion

Boreci ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Velesi, e cila së fundmi angazhoi edhe dyshen shqiptare, portierin Burhan Mustafa dhe mbrojtësin Leonard Kallaba, të dielën në Shtip mundi Bregallnicën me rezultatin minimal 0:1. Autorë i golit të vetëm për Borecin në këtë

Ferronikeli tenis me Teteksin, por ndalet nga Renova

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ferronikeli fazën kryesore të përgatitjeve po e zhvillon në Ohër, aty ku po shfrytëzon rastin për të zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese, njofton “infOSport.mk”. Dy kundërshtarët e fundit të Ferronikelit ishin dy skuadrat tetovare, Teteksi dhe Renova. Ndaj kësaj të fundit skuadra kosovare pësoi disfatë

Gostivari transferon mesfushorin e Makedonija Gj.P (FOTO)

Gostivari ka vazhduar me rinovimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Drejtuesit e skuadrës së Gostivarit, së fundmi kanë angazhuar një futbollistë të Makedonija Gjorçe Petrovit, skuadër kjo e cila më herët kishte arritur që ti marrë dy futbollistë skuadrës

Gostivari dhe Bregallnica dhurojnë spektakël në miqësore

Gostivari dhe Bregallnica kanë dhuruar spektakël në miqësoren e sotme të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gostivarit. Dy skuadrat e Ligës së Dytë, njëra Perëndim, e tjetra Lindje, barazuan me shifrat 3:3, ndërsa përveç 6 golave të shënuar për pranishmëve në shkallët e stadiumit ju dhuruan një lojë mjaft

Struga Trim Lum fiton miqësoren ndaj Labunishtit

Struga Trim Lum ka dalë fitues në miqësoren që e zhvilloi sot ndaj fqinjëve të Labunishtit, njofton "infOSport.mk". Të përzgjedhurit e trajnerit Tançeski në stadiumin e qytetit në Strugë shënuan fitore me rezultatin 2:1, ndërsa çështjen e fituesit e zgjodhën që në pjesën e parë kur avansuan me rezultatin 2:0. Arben Tafa

Vëllazërimi dhe Ferronikeli ndahen miqësisht

Vëllazërimi dhe Ferronikeli gjatë ditës së sotme në stadiumin e qytetit të Kërçovës zhvilluan një miqësore, e cila në fund arsyetoi epitetin e saj, pasi të dyja skuadrat u ndanë miqësisht, duke barazuar pa gola, njofton “infOSport.mk”. Trajnerët e të dyja skuadrave, Bujar Islami i Vëllazërimit dhe Sulejman Starova i Ferronikelit

Skenderi shënon dhe asiston në fitoren e Kozhuvit ndaj Pobedës

Emir Skenderi ka gjetur golin e parë me fanellën e Kozhuvit. Sulmuesi shkupjan, i cili këtë merkato u huazua te skuadra nga Gjevgjelia nga rradhët e Akademia Pandev, shënoi sot në fitoren 3:1 të skuadrës së tij ndaj Pobedës nga Prilepi, njofton “infOSport.mk”. Skenderi ishte ndër më të dalluarit në fushë,