Gudiabi i FC Shkupit vazhdon karrierën në Azerbejxhan

Omar Gudiabi do të vazhdojë karrierën në Azerbejxhan. Futbollisti i FC Shkupit, i cili stinorin pranveror e kaloi në formë huazimi te Pelisteri, ka nënshkruar me ekipin e Keshla, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në futbollin tonë vendor, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia ishte avanetura e tij e parë ndërkombëtare për futbollistin senegalez, i cili më parë kishte luajtur vetëm në kampionatin senegalez.

Ndryshe në futbollin tonë vendor, Gudiabi numëron 48 ndeshje, 6 gola dhe 8 asistime. Pjesën më të madhe të ndeshjeve e kishte zhvilluar me FC Shkupin, me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në eliminatoret e Liga Europa, megjithatë i njëjti shpërtheu me fanellën e Pelisterit, me të cilën skuadër në 14 ndeshje regjistroi 4 gola dhe 5 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply