Lena humb gjyqin me Flamurtarin

Futbollisti strugan, Nijaz Lena, aktualisht pjesë e Kukësit në elitën e futbollit shqiptarë ka humbur gjyqin ndaj Flamurtarit, pas pretendimeve të tij lidhur me disa paga të papaguara nga ana e klubit vlonjat.

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas drejtuesve të skuadrës nga Vlora, ka rrëzuar pretendimet e mesfushorit strugan të Kukësit dhe i ka dhënë të drejtë skuadrës së tyre.

Klubi vlonjat fiton kështu një tjetër çështje, që ka të bëjë me pagat. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë të pakta rastet, kur Flamurtari është përballur me çështje të tilla, që e kanë çuar deri në penalizim klubin “kuq e zi” nga Vlora, si në rastin e lojtarëve Arbëri, Sakaj, Veliu e Bajevski, me këtë të fundit i cili kishte përfituar 47 mijë euro nga ana e drejtuesve të Flamurtarit.

Leave a Reply