Sautgejt me rregulla të rrepta! Kush ha “fast food” përjashtohet nga Kombëtarja!

Garet Sautgejt ka vendosur rregulla të hekurta për kombëtaren angleze në përgatitjet e Kupës së Botës: Në hotelin e kombëtares ishullore janë hequr “fast-food” dhe shurupet.

Në fillim ishte Fabio kapello te Anglia që hoqi nga menu-ja ketchup-in e domates, më pas dëgjuam Rio Ferdinand që ankohej se në grumbullimet e Mançester Junajted një natë para ndeshjeve nuk lejoheshin patatinat, apo siç raportohet çdo ditë për dieta ushqimore plot fantazi nga stafi i Guardiolës te Mançester Siti.

Dietat ushqimore janë kthyer po aq të rëndësishme sa edhe përgatitja taktike dhe fizike e skuadrave.

I fundit në radhë është trajneri i Anglisë, Garet Sautgejt që i ka kërkuar stafit të hotelit “Hilton” që të mos shërbejnë asgjë veç kafes dhe çajit nga “Starbucks” që ndodhet aty.

Janë hequr nga menu-ja sanduiçet, ëmbëlsirat dhe nuk do të shërbehen as shurupe të ndryshme. Kush do të thyejë këto rregulla do të largohet nga grumbullimi, ndërsa stafi i hotelit do të pushohet nga puna.

Kombëtarja angleze është grumbulluar në “National Football Center në St George’s Park” dhe të premten do të luajë në Amsterdam miqësoren e parë me Holandën, ndërsa të martën në stadumin legjendar “Uembli” do të mirëpret Italinë.

Leave a Reply