Mesfushori Marko Verati nuk do të mund të luaj asnjë ndeshje për Paris Sen Zhermenin deri në mbyllje të këtij edicioni. Mesfushori italian është operuar në “adductors” për të zgjidhur një problem fizik, që e ka torturuar atë për një kohë të gjatë.
“Gjithçka kaloi në mënyrë të përkryer” – thanë nga klubi i njohur francez.
Rikthimi i Veratit pritet të ndodh në fillim të sezonit të ardhshëm. Italia nuk arrii që të kualifikohet në Botërorin e këtij viti, ashtu që ai do të ketë mundësinë që të rikuperohet plotësisht dhe sa më i gatshëm tëj pres sezonin e ri futbollistik, në të cilën skuadra e PSZH-së do të kërkojë të bëjë për vete titullin e Ligës së Kampionëve europian.