ZYRTARE, Dejvid Mojs është trajneri i ri i Uest Hamit

Skuadra londineze e Uest Ham edhe zyrtarisht ka zbuluar emrin e trajnerit të ri. Bëhet fjalë për skocezin, Dejvid Mojs, i cili me “çekiçët” ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa në postin e trajnerit do të zëvendësojë kilianin, Manuel Pellegrini.

Mojs ekipin e Uest Ham e kishte udhëhequr edhe më parë, para ardhjes së Pellegrinit gjatë muajit maj të vitit 2018-të. Gjatë karrierës së tij, 56-vje#ari Mojs ka drejtuar edhe skuadrat si Sanderlend, Real Sociedad, Everton, Mançester Junajted dhe Preston Nord End.

Ndeshjen e parë me Uest Hamin, Dejvid Mojs do ta ketë me 1 janar, kur si vendas do të mirëpresin ekipin e Burnmaut në kuadër të javës së 21-të.

Leave a Reply