Ndodh në Egjipt, 74-vjeçari regjistrohet si futbollist profesionist

Libri i rekordeve Guinness do të ketë një mision së shpejti. Në Egjipt pretendojnë se është regjistruar futbollisti më i vjetër profesionist dhe ai do të zbresë në fushën e blertë.

Më 6 tetor, në një klub të ligës së tretë ka firmosur Eez Eldin Bahder, një 74-vjeçar që nuk ka një të shkuar si futbollist. Nuk bëhen me dije detajet të kontratës që Bahder ka nënshkruar.

Vetë ai dhe Federata Egjiptiane e Futbollit e kanë ftuar Libri i rekordeve Guinness të shkojnë në Egjipt dhe të shikojnë një ndeshje të ligës së tretë, një tentativë për ta certifikuar Bahder si lojtarin më të vjetër në historinë e futbollit. (abcnews)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply