Juventusi arrin marrëveshje për transferimin e Arthur, zbulohen detajet

Juventusi thuhet të ketë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit brazilian të Barcelonës, Arthur.

Pavarësisht se Arthur nuk e dëshiron largimin nga “Kamp Nou”, tashmë besohet se Juventusi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij.

Sipas “Sky Sport Neës”, trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri është duke kërkuar përforcimin e mesfushës me trasnferimin e tij dhe të Zhorzhinjos nga Çelzi.

Po i njëjti burim ka zbuluar edhe detajet rreth transferimit të Arthur, për shërbimet e të cilit Juve thuhet se Barcelonës do ti paguaj plotë 80 mln euro, derisa paga e tij vjetore te skuadra “bardhezi” nga Torino do të jetë 5 milionë euro.

Leave a Reply